Current track

Title

Artist

Drake thyen rekordin e Kendrick lamar me albumin e ri

Written by on May 18, 2026

Drake është rikthyer fuqishëm në qendër të vëmendjes me albumin e ri ICEMAN, i cili po dominon platformat muzikore që në ditët e para të publikimit.

Kënga hapëse e albumit, Make Them Cry, ka regjistruar plot 13.2 milionë dëgjime në Spotify brenda 24 orëve, duke vendosur një rekord të ri për debutimin më të madh të një kënge rep në histori të platformës.

Me këtë arritje, Drake ka lënë pas Kendrick Lamar, i cili mbante rekordin me diss-in viral Not Like Us, që kishte arritur 12.8 milionë dëgjime në ditën e parë.

Por surprizat nuk mbarojnë këtu. Albumi “ICEMAN” grumbulloi mbi 140 milionë dëgjime vetëm në debutim, duke u bërë publikimi i dytë më i madh i një albumi rep në historinë e Spotify. Ironikisht, rekordi i parë vazhdon të mbahet nga vetë Drake me albumin Certified Lover Boy.

Suksesi i projektit ka rikthyer menjëherë në fokus rivalitetin e shumëpërfolur mes Drake dhe Kendrick Lamar. Fansat kanë nisur të analizojnë tekstet e albumit, ku shumë besojnë se reperi ka hedhur kunja ndaj Kendrick, por edhe emrave të njohur si DJ Khaled, LeBron James, J. Cole, A$AP Rocky dhe Rihanna.

Aktualisht, “ICEMAN” konsiderohet publikimi më i madh në Spotify për vitin 2026.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist