Current track

Title

Artist

Drama pas skenës së Beyoncé: hajduti që vodhi muzikë të papublikuar përfundon pas hekurave

Written by on May 13, 2026

Një histori që duket si skenar filmi ka tronditur ekipin e Beyoncé, pasi personi i dyshuar për vjedhjen e materialeve të saj të papublikuara ka marrë tashmë dënimin nga gjykata.

Kelvin Evans, 41 vjeç, është dënuar me dy vite burg pasi pranoi fajësinë për hyrje me forcë në një automjet dhe vjedhje, në një ngjarje që bëri bujë vitin e kaluar në Atlanta.

Sipas dosjes hetimore, ngjarja ndodhi më 8 korrik 2025, pikërisht kur Beyoncé po përgatitej për ndalesën e radhës të turneut të saj Cowboy Carter Tour në Atlanta.

Evans dyshohet se theu xhamin e një automjeti tip Jeep Wagoneer, i marrë me qira nga anëtarë të stafit të artistes, mes tyre një koreograf dhe një balerin i ekipit të saj, duke marrë bagazhe dhe pajisje me vlerë.

Ajo që e bëri rastin edhe më të bujshëm ishte fakti se mes sendeve të zhdukura ndodheshin hard disqe që përmbanin materiale muzikore të papublikuara, si dhe dokumente me informacione të ndjeshme personale që i përkisnin Beyoncé.

Megjithëse autori tashmë ka pranuar fajësinë dhe është dënuar, autoritetet bëjnë me dije se hard disqet dhe një pjesë e sendeve të vjedhura ende nuk janë gjetur, duke lënë pas një mister që vazhdon të ngjallë interes edhe pas vendimit të gjykatës.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist