Current track

Title

Artist

Eurovisioni përballet me bojkot të ri: pesë shtete europiane refuzojnë transmetimin e spektaklit

Written by on May 13, 2026

Edicioni i këtij viti i Eurovision Song Contest po shoqërohet me polemika të forta, ndërsa disa shtete europiane kanë vendosur të distancohen nga gara muzikore për shkak të lejimit të pjesëmarrjes së Izraelit.

Së fundmi, Sllovenia, Spanja dhe Irlanda kanë konfirmuar se nuk do ta transmetojnë Eurovisionin për publikun vendas, duke iu bashkuar valës së bojkotit që po merr gjithnjë e më shumë përmasa.

Në Sllovenia, në vend të Eurovisionit, shikuesit do të kenë mundësi të ndjekin një javë të dedikuar me programe nën temën “Zërat e Palestinës”, ku do të transmetohen filma, dokumentarë dhe rrëfime të aktivistëve që mbështesin të drejtat e palestinezëve.

Edhe transmetuesit publikë të Spanjës dhe të Irlandës kanë marrë të njëjtin vendim, duke hequr nga programacioni transmetimin e natës finale.

Madje, në Irlandë, publiku do të ndjekë një episod të Father Ted, seriali humoristik që rrëfen përpjekjet e dy priftërinjve irlandezë për të krijuar një këngë për Eurovisionin.

Ndërkohë, edhe Holanda dhe Islanda janë tërhequr nga Eurovisioni i këtij viti, duke e kthyer këtë edicion në një nga më të debatueshmit në historinë e garës.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist