Current track

Title

Artist

Ed Sheeran “pushton” rrjetin me performancën për Anglinë

Written by on July 10, 2026

Një moment i veçantë mes Ed Sheeran dhe kombëtares angleze ka marrë vëmendjen e internetit, por jo pikërisht për arsyen që pritej.

Këngëtari britanik u filmua gjatë një performance private akustike për lojtarët e Anglisë, teksa me kitarën në duar dhe sytë mbyllur interpretonte me gjithë pasionin e tij. Por reagimi i futbollistëve që ndodheshin pranë pishinës ishte ai që bëri xhiron e rrjeteve sociale.

Ndërsa Sheeran ishte plot energji në skenën e improvizuar, disa prej lojtarëve dukeshin të qetë dhe pa shumë entuziazëm. Disa mbanin peshqirë mbi kokë, të tjerë shikonin në heshtje, duke krijuar një kontrast që menjëherë u kthye në material për meme dhe batuta online.

Videoja është shpërndarë gjerësisht në internet, me fansat që kanë komentuar me humor diferencën mes përkushtimit të këngëtarit dhe reagimit të futbollistëve.

Momenti vjen në një periudhë të ngarkuar për kombëtaren angleze, e cila po përgatitet për sfidën ndaj Norvegjisë në çerekfinalet e Kupës së Botës 2026. Anglia siguroi kualifikimin pas fitores 3-2 ndaj Meksikës, ndërsa performanca e Sheeran ka sjellë një dozë argëtimi mes presionit të madh të turneut.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist