Current track

Title

Artist

“Edhe një jetë tjetër ta kisha…” – Bardhi rrëfen luftën, prindërimin dhe deklaratën që preku zemrat për Sarën

Written by on July 6, 2026

Bardhi ka ardhur ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim. Në një intervistë të sinqertë në “Grida Duma Podcast”, reperi nga Kumanova ka hapur zemrën, duke ndarë momente të dhimbshme nga e kaluara, sfidat e jetës dhe lumturinë që ka gjetur në familjen që ka krijuar me Sarën.

Një nga rrëfimet më prekëse ishte ai për periudhën e luftës, kur shtëpia e familjes së tij u godit nga bombardimet. Artisti kujtoi se dyert e shtëpisë ishin të mbushura me gjurmë plumbash, një kujtim që vazhdon ta shoqërojë edhe sot.

Gjatë bisedës, Bardhi tregoi se besimi në Zot ka qenë forca që e ka ndihmuar të përballojë zhgënjimet dhe momentet më të vështira të jetës. Ai foli gjithashtu për familjen e madhe ku është rritur dhe vlerat që, sipas tij, e kanë formësuar si njeri dhe si artist.

Emocionet u bënë edhe më të forta kur preku temën e prindërimit. Këngëtari pranoi se ardhja në jetë e fëmijës ia ka ndryshuar plotësisht këndvështrimin për jetën, aq sa sot pyet veten: “Pse nuk jam bërë baba më herët?”. Ai e përshkroi këtë kapitull si përvojën më të bukur që ka jetuar ndonjëherë dhe la të kuptohet se familja e tij do të zgjerohet edhe më tej.

Por momenti që po bën më shumë jehonë në rrjet është deklarata e tij romantike për partneren, Sara. Me shumë emocion, Bardhi u shpreh: “Edhe një jetë tjetër ta kisha, nuk do të gjeja një më të mirë se Sara”, një dedikim që ka prekur fansat dhe është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist