Koreja e Jugut e nis me fitore aventurën në Botëror
Written by radio wave on June 12, 2026
Koreja e Jugut ka debutuar me sukses në Kupën e Botës 2026, duke siguruar një fitore të rëndësishme ndaj Çekisë në ndeshjen e parë të fazës së grupeve.
Skuadra aziatike triumfoi me rezultatin 2-1 në një përballje të luftuar, ku tregoi qetësi dhe efikasitet në momentet vendimtare. Hwang In-Beom dhe Oh Hyeng-Gyu ishin protagonistët e mbrëmjes për koreano-jugorët, duke gjetur rrugën e rrjetës dhe duke i dhënë ekipit tri pikë të vlefshme.
Nga ana tjetër, Çekia arriti të reagojë me golin e Ladislav Krejçit, por pa mundur të shmangte humbjen në startin e turneut.
Me këtë sukses, Koreja e Jugut bashkohet me Meksikën në krye të Grupit A, me të dyja skuadrat që numërojnë nga tri pikë pas ndeshjeve të para. Lufta për kualifikim pritet të bëhet edhe më interesante në sfidat e ardhshme, teksa ekipet synojnë një vend në fazën me eliminim direkt.