Current track

Title

Artist

MAYA – AMERIKANIA QË RA NË DASHURI ME SHQIPËRINË

Written by on October 21, 2025

Maya, vajza amerikane që ka vizituar plot 41 vende të botës, ka zgjedhur të bëhet pjesë e jetës shqiptare dhe ka fituar menjëherë simpatinë e publikut tonë. E lindur në Columbus, Ohio dhe e diplomuar në muzikë dhe gjuhë gjermane në Chicago, Maya ka vendosur të jetojë prej disa vitesh në Shqipëri, një vend që, siç thotë vetë, “të fiton me zemër”.

E njohur për publikun shqiptar pas një interviste të shkurtër gjatë një ndeshjeje të Kombëtares Shqiptare, ku u pa duke bërë tifozllëk me pasion për kuqezinjtë, Maya u bë menjëherë e dashur për të gjithë. Ndërsa ka udhëtuar shumë nëpër botë, ajo thotë se mikpritja shqiptare e ka bërë për vete dhe e ka bindur se Shqipëria është një vend ku njeriu ndihet si në shtëpi.

Në një intervistë për Radio Wave 108 FM, Maya u shpreh se është shumë e lidhur me kulturën dhe gjuhën shqiptare. Ajo theksoi se shqiptarët kanë një mënyrë të veçantë për t’i ndihmuar të huajt të mësojnë gjuhën, dhe kjo e ka bërë të ndihet e përfshirë dhe e mirëpritur kudo që shkon.

Sa i përket kryeqytetit, Tirana, Maya e përshkruan me entuziazëm:

“Më pëlqen që është një qytet plot gjallëri, me shumë jetë dhe zhurmë të bukur. Tirana nuk fle kurrë – ka energji që të ngjall çdo mëngjes!”

Sot, Maya është një shembull i bukur i mënyrës se si Shqipëria fiton zemrat e njerëzve jo vetëm me bukuri natyrore, por mbi të gjitha me ngrohtësinë dhe shpirtin mikpritës të popullit të saj.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist