Mbappe bëhet “armik” në Paraguaj, ja si e mallkojnë ata
Written by radio wave on July 10, 2026
Kylian Mbappe është kthyer në personazhin më të diskutuar në Paraguaj pas eliminimit të kombëtares së tyre nga Franca në fazën e 1/8-tave të Kupës së Botës.
Pakënaqësia ndaj yllit francez nisi pas përballjes mes dy skuadrave, ku Mbappe kritikoi disa ndërhyrje të lojtarëve paraguajanë ndaj tij. Situata u bë edhe më e komentuar pas përplasjes së tij verbale me senatoren paraguajane Celeste Amarilla.

Por zemërimi i tifozëve vendas duket se nuk është shuar ende. Gjatë festivalit tradicional “San Juan” në Asuncion, qytetarët kanë shfaqur pakënaqësinë e tyre duke vendosur një kukull me emrin e Mbappes në qendër të qytetit dhe më pas duke e djegur atë si pjesë e një rituali simbolik.
Pamjet kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke treguar zhgënjimin e madh të tifozëve paraguajanë pas eliminimit nga turneu.
Ndërkohë, Mbappe dhe Franca vazhdojnë rrugëtimin në Kupën e Botës, ku tashmë janë kualifikuar në gjysmëfinale dhe presin përballjen me fituesin e duelit mes Spanjës dhe Belgjikës.