Current track

Title

Artist

Tirana përgatitet për koncertin e Kanye West, ja rrugët që bllokohen

Written by on July 10, 2026

Tirana po bëhet gati për një nga ngjarjet më të mëdha muzikore të viteve të fundit, pasi më 11 korrik 2026 pritet të mbahet koncerti i yllit ndërkombëtar Kanye West.

Për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve të pritshëm, autoritetet kanë njoftuar masa të veçanta për menaxhimin e trafikut në disa zona të kryeqytetit. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka bërë të ditur se do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit në akse të ndryshme pranë zonës ku do të zhvillohet eventi.

Bllokimet do të prekin kryesisht segmentet pranë autostradës “Durrës–Tiranë”, zonën e “Casa Italia” dhe disa rrugë përreth, me qëllim që të sigurohet qarkullimi i kontrolluar dhe mbarëvajtja e koncertit.

Ndërkohë, Agjencia për Media dhe Informim ka këshilluar pjesëmarrësit të përdorin linjat e dedikuara të transportit, për të shmangur trafikun dhe vonesat gjatë ditës së aktivitetit.

Koncerti do të zhvillohet në “Eagle Stadium”, një arenë e re që po ndërtohet posaçërisht për këtë event, me një kapacitet prej rreth 60 mijë personash dhe një sipërfaqe prej 65 mijë metrash katrorë. Për përgatitjen e saj janë angazhuar mijëra punonjës.

Performanca e Kanye West në Tiranë është pjesë e turit të tij botëror për vitin 2026, i cili nis në Shtetet e Bashkuara dhe më pas vijon në Azi dhe Europë.

Për organizimin dhe garantimin e standardeve të eventit, qeveria ka paraqitur në Kuvend një akt normativ për financimin me 4 milionë euro të këtij aktiviteti, i cili konsiderohet një nga koncertet më të mëdha të zhvilluara në vend.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist