Current track

Title

Artist

“Nuk është kushërira ime” – Eduart Grishaj thyen heshtjen për fabiolën

Written by on May 7, 2026

Një moment i tensionuar në spektaklin live të Big Brother VIP Albania ka ndezur rrjetin, pasi konkurrentja Fabiola përdori një gjuhë të ashpër ndaj moderatores Arbana Osmani.

Menjëherë pas incidentit, në rrjet nisën aludimet se Fabiola kishte lidhje familjare me regjisorin Eduart Grishaj, por ky i fundit reagoi publikisht duke i hedhur poshtë të gjitha.

“Nuk është kushërira ime dhe asnjë i afërm i imi nuk do të jetë pjesë e formateve ku unë jam në produksion”, bëri të qartë Grishaj, duke pranuar megjithatë se ka qenë vetë ai që ka propozuar hyrjen e saj në format.

Regjisori tha se ka besuar te potenciali i saj si një vajzë e re, ndërsa shtoi se një gabim në transmetim live nuk mund të përcaktojë jetën apo karakterin e një 23-vjeçareje.

Ai vlerësoi gjithashtu mënyrën profesionale se si Arbana e menaxhoi situatën në ekran, duke e cilësuar si një shembull të fortë profesionalizmi në televizion.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist