Current track

Title

Artist

“Dy avionë për të gjetur babain” – Selin Bollati i jep fund njëherë e mirë thashethemeve

Written by on May 8, 2026

Pas muajsh zhurmë, aludimesh dhe diskutimesh që pushtuan rrjetin, Selin Bollati ka vendosur të flasë jo me deklarata të gjata, por me një postim që duket se ka thënë më shumë se çdo sqarim i deritanishëm.

Bukuroshja ka ndarë me ndjekësit një moment mjaft personal, teksa ka udhëtuar për të takuar të atin pas një kohe të gjatë larg njëri-tjetrit. Përmes një fotografie simbolike dhe një mesazhi me nënkuptim, Selin la të kuptohej se ky takim kishte një peshë të veçantë emocionale.

“Mu deshën dy avionë dhe një udhëtim goxha i gjatë që të gjeja pëllumbat e mi… tani mund të flini të qetë”, ishte mesazhi që ndezi menjëherë reagimet në rrjetet sociale dhe riktheu në vëmendje një nga debatet më të komentuara të muajve të fundit.

Shumë ndjekës e lidhën menjëherë postimin me deklaratat e bëra muaj më parë në Big Brother VIP Albania, ku Rogert Sterkaj kishte përmendur një version krejt tjetër lidhur me situatën familjare të saj, duke aluduar se babai i Selin ndodhej pas hekurave.

Por me këtë lëvizje, Selin duket se ka zgjedhur t’u japë fund njëherë e mirë të gjitha zërave. Ajo ka bërë të qartë se babai i saj është i lirë dhe gëzon jetën larg çdo skenari që është ndërtuar në publik.

Një postim, një fotografi dhe një mesazh… por mjaftuan për të rrëzuar thashethemet që kishin qarkulluar prej muajsh.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist