Current track

Title

Artist

“Po prekët Mimozën, do përballeni me drejtësinë” – familjarët e Mimoza Ahmetit shpërthejnë pas zhurmës në Ferma VIP

Written by on May 8, 2026

Qëndrimi i Mimoza Ahmeti në Ferma VIP duket se ka ndezur jo pak debat jashtë mureve të spektaklit, por këtë herë në qendër të vëmendjes nuk është vetë poetja, por reagimi i fortë i familjarëve të saj.

Përmes një deklarate publike, të afërmit e saj kanë dalë hapur kundër asaj që e quajnë një valë sulmesh, shpifjesh dhe historish të sajuara që, sipas tyre, kanë nisur që nga momenti kur Mimoza u bë pjesë e formatit televiziv.

Në reagimin e tyre, familjarët shprehen se çdo ditë po shfaqen pretendime të reja nga persona që, sipas tyre, nuk kanë asnjë lidhje me realitetin, por synojnë vetëm vëmendje publike, klikime dhe përfitime personale. Ata theksojnë se situata ka kaluar çdo kufi etik dhe njerëzor, sidomos për faktin se Mimoza ndodhet e izoluar brenda spektaklit dhe nuk ka mundësi të reagojë apo të mbrojë emrin e saj.

Sipas tyre, është e papranueshme që heshtja e dikujt të përdoret si terren për aludime, manipulime dhe “show” mediatik, ndërsa shtojnë se dinjiteti i një gruaje nuk mund të shndërrohet në mjet për protagonizëm.

Por paralajmërimi më i fortë vjen në fund të reagimit: familjarët bëjnë të ditur se sapo eksperienca e Mimozës në Ferma VIP të përfundojë, çdo person që ka bërë deklarata të pavërteta apo shpifëse mund të përballet me pasoja ligjore.

Mesa duket, drama jashtë shtëpisë sapo ka hyrë në një fazë edhe më të nxehtë.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist