Sara dhe Eriku drejt ndarjes?
Written by radio wave on May 18, 2026
Prej ditësh, rrjeti po zien nga aludimet se marrëdhënia mes Sara Hoxha dhe Erik Fullani ka marrë fund.
Dyshimet nisën pasi ndjekësit vunë re një detaj që nuk kaloi pa u komentuar: dyshja nuk ndiqen më në Instagram. Jo vetëm kaq, por nga profilet e tyre janë zhdukur edhe postimet apo çdo gjurmë që i lidhte me njëri-tjetrin.
Ndonëse lidhja e tyre u komentua shumë që në fillim, Sara dhe Eriku zgjodhën gjithmonë të qëndronin larg ekspozimit publik. Ata rrallë shfaqeshin bashkë dhe asnjëherë nuk preferuan të flisnin hapur për romancën e tyre.
Tani, me sa duket, edhe fundi i raportit po menaxhohet me të njëjtin kujdes dhe diskrecion.
Deri në këtë moment, asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht për lajmet që po qarkullojnë rreth ndarjes.