Current track

Title

Artist

Vesa Luma shpërthen me kritika pas Eurovisionit

Written by on May 18, 2026

Pas finales së Eurovision Song Contest 2026, ku Shqipëria u përfaqësua nga Alis me këngën Nan, ka ardhur edhe reagimi i fortë nga Vesa Luma.

Në një postim në InstaStory, këngëtarja kritikoi mënyrën se si shqiptarët, sipas saj, vazhdojnë ta matin suksesin me klikime dhe zhurmë në rrjete sociale, ndërkohë që në Eurovision vendosin votat reale.

Vesa u shpreh se është shqetësuese kur fokusi mbetet te komentet, shpërndarjet dhe jehona online, “sikur jemi në Big Brother”, ndërsa bota, sipas saj, ka kohë që funksionon ndryshe.

Megjithatë, artistja nuk kurseu kritikat as për vetë festivalin europian, të cilin e cilësoi si “komplet politik”. Ajo tha se Shqipëria e kishte të vështirë të pretendonte fitoren, por beson se me më shumë mbështetje në vota mund të arrihej një renditje më e mirë.

Pavarësisht kritikave, Vesa tregoi krenari për përfaqësimin e Alis, duke theksuar se ai e shijoi plotësisht eksperiencën në skenën e Eurovisionit dhe se artistët shqiptarë vazhdojnë ta nderojnë vendin me talentin e tyre.

Në fund, këngëtarja theksoi se për rezultate më të forta në të ardhmen nevojitet më shumë investim dhe organizim profesional, ndërsa këtë edicion të Eurovisionit e cilësoi si një nga më të dobëtit që ka ndjekur ndonjëherë.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist