Fitore që ndal kohën! Ekuadori shpall festë kombëtare pas triumfit historik në Botëror
Written by radio wave on June 26, 2026
Ekuadori po jeton ditë festive pas një prej arritjeve më të mëdha në historinë e futbollit të tij. Fitorja 2-1 ndaj Gjermanisë, e cila i siguroi kombëtares kualifikimin në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës 2026, është festuar në mënyrë të jashtëzakonshme, deri në pikën që presidenti i vendit, Daniel Noboa, shpalli 26 qershorin ditë feste kombëtare.
Vendimi u bë publik menjëherë pas suksesit historik, ndërsa Noboa përgëzoi futbollistët dhe stafin teknik për mënyrën se si ia dolën të përmbysnin kritikat dhe të sillnin një moment krenarie për të gjithë vendin.
“Pavarësisht kritikave, fyerjeve dhe periudhave të vështira, ekipi nuk u dorëzua dhe i dhuroi popullit këtë gëzim të madh”, u shpreh presidenti në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, duke konfirmuar se dita e nesërme do të ishte festë zyrtare në mbarë vendin.
Pas këtij triumfi, Ekuadori tashmë përgatitet për sfidën e radhës në Botëror, ku do të përballet me Meksikën në fazën e 1/16-ve. Me moralin në maksimum dhe mbështetjen e një kombi të tërë, ekuadorianët synojnë të vazhdojnë ëndrrën dhe të shkruajnë një tjetër kapitull historik në Kupën e Botës 2026.