Romir Zalla dhe sara eleminohen pak para finales
Written by radio wave on June 12, 2026
Gara në “Ferma VIP 3” është bërë edhe më e fortë teksa spektakli po i afrohet finales së madhe. Aktori Romir Zalla është fermeri më i fundit që i ka dhënë fund rrugëtimit të tij në reality show, vetëm pak ditë përpara mbrëmjes vendimtare.
Pas humbjes në sfidë, Romiri u përball me televotimin së bashku me Visin, Ilirin dhe Sarën. Publiku pati mundësinë të vendoste në kohë reale se cilin konkurrent dëshironte të mbante në garë, ndërsa rezultati nuk ishte në favor të aktorit.
Me numrin më të ulët të votave, Romir Zalla u eliminua nga konkurrimi, duke humbur kështu mundësinë për të qenë pjesë e finales së 15 qershorit.
Ndërkohë, gara vazhdon për tre fermerët e mbetur në televotim. Visi, Iliri dhe Sara do të përballen në një tjetër sfidë vendimtare, nga e cila do të dalë edhe finalisti i katërt i këtij edicioni.
Deri tani, vendin në finalen e madhe e kanë siguruar Moza, DJ Bujaka dhe Soni, ndërsa publiku pret me interes të mësojë se kush do t’u bashkohet në natën më të rëndësishme të spektaklit.