Current track

Title

Artist

News

Page: 21

Presidenti i Federatës Argjentinase të Futbollit, Claudio “Chiqui” Tapia, është bërë pjesë e një raportimi që ka shkaktuar bujë në botën e futbollit, pasi mediat argjentinase pretendojnë se ai është ndaluar nga agjentë të FBI-së në aeroportin JFK të Nju Jorkut. Sipas këtyre raportimeve, ndalimi lidhet me një hetim amerikan për kontrata komerciale dhe transaksione […]

FIFA ka reaguar zyrtarisht ndaj pretendimeve për manipulim të ndeshjeve gjatë Kupës së Botës 2026, duke deklaruar se nuk është gjetur asnjë provë që të mbështesë akuzat për kurdisje. Polemikat nisën gjatë turneut, veçanërisht pas humbjes 3-2 të Egjiptit ndaj Argjentinës. Federata Egjiptiane e Futbollit kërkoi përjashtimin e ekipit të arbitrave që drejtoi sfidën, ndërsa […]

Daniel Siad, rekrutues francez modelesh dhe një emër i përmendur në dosjet që lidhen me Jeffrey Epstein, është gjetur i vdekur në banesën e tij në Colombes, pranë Parisit. Ai ishte 69 vjeç. Autoritetet franceze kanë hapur një hetim për të zbardhur rrethanat e vdekjes, ndërsa autopsia pritet të përcaktojë shkakun zyrtar. Emri i Siadit […]

Matt Damon ka zbuluar një nga prapaskenat më interesante të filmit të shumëpritur “The Odyssey”, duke treguar se në disa prej skenave nuk ishte ai që shfaqej para kamerës, por dublantja e tij, Devyn Dalton. Aktori 55-vjeçar iu nënshtrua një transformimi fizik që zgjati gjashtë muaj për të interpretuar Odiseun në adaptimin e ri të […]

Ajo që pritej të ishte një natë spektakolare për mijëra fansa të Bad Bunny-t në Milano u shndërrua në një situatë emergjente, pasi një stuhi e fortë me breshër ndërpreu koncertin dhe detyroi organizatorët ta anulonin përfundimisht. Rreth 78 mijë spektatorë ishin mbledhur në hipodromin La Maura për koncertin e artistit portorikan, por reshjet intensive, […]

Pas eksperiencës së tyre në Ferma VIP 3, Bujaka dhe fituesja e edicionit, Mimoza Ahmeti, kanë sjellë bashkëpunimin e tyre të parë muzikor. Dy ish-konkurrentet kanë publikuar këngën e re me titull “Lule Mimoza”, duke shënuar një hap të ri në karrierën e tyre artistike. Projekti mban firmën e Nasty Music dhe Alandy, ndërsa beat-i […]

Franca ka ndërmarrë një hap të paprecedentë në Europë duke vendosur kufizime të reja për përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët. Parlamenti francez ka miratuar ligjin që ndalon krijimin e llogarive në platformat sociale për të miturit nën moshën 15 vjeç. Vendimi, i mbështetur edhe nga presidenti Emmanuel Macron, parashikon që nga 1 shtatori fëmijët […]

Një deklaratë e ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka ndezur menjëherë debat në rrjetet sociale. Gjatë raportimit në Komisionin për Kulturën, ai zbuloi se qeveria kishte refuzuar organizimin e një koncerti të Jennifer Lopez në Shqipëri, për shkak të një garancie financiare prej 2 milionë eurosh që, sipas tij, artistja kërkonte në […]

Marc Anthony dhe bashkëshortja e tij, Nadia Ferreira, kanë ndarë me publikun një nga momentet më të bukura të jetës së tyre. Çifti ka mirëpritur vajzën e tyre, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Myla. Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, ku dyshja shprehu emocionet dhe lumturinë për ardhjen […]

Jimmy Donaldson, i njohur në mbarë botën si MrBeast, ka kurorëzuar dashurinë me partneren e tij, Thea Booysen, në një ceremoni private larg vëmendjes së publikut. Dasma u zhvillua në ishullin ekskluziv Necker, pronë e miliarderit Richard Branson, ku çifti zgjodhi të festonte me një rreth të ngushtë familjarësh dhe miqsh. Në ceremoni morën pjesë […]


Current track

Title

Artist